Ministri Filkov nënshkroi protokollin e tretë shtesë të Konventës Evropiane për Bashkëpunim të ndërsjellë në çështjet penale

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot në Valeta, Maltë, në kuadër të presidencës malteze me Këshillin e Evropës, nënshkroi Protokollin shtesë të tretë të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërsjellë në çështjet penale.
Me këtë, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet një nga të parat që i bashkohet këtij protokolli dhe qartë e shpreh përcaktimin e saj për të kontribuar dhe marrë pjesë aktivisht në luftën e përbashkët kundër krimit që nuk njeh kufij.
Ky protokoll mundëson komunikim elektronik të drejtpërdrejtë përmes kanaleve të sigurta, gjë që do ta përshpejtojë dhe thjeshtojë bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe mundësohen video-konferenca, të cilat do t’i eliminojnë shpenzimet e udhëtimeve dhe do t’i zvogëlojnë vonesat në procedurat. Sigurisht, protokolli përmban edhe mekanizma për veprim efikas.